Të nderuar anëtarë të Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë,
Ju njoftojmë se, në zbatim të Ligjit Nr. 113/2015 “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë”, Statutit të UPMVSH-së dhe Rregullores për Organizimin, Monitorimin dhe Certifikimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme, Këshilli Kombëtar i UPMVSH-së u mblodh në datën 22.04.2026 dhe mori:
• VENDIMIN Nr. 117, datë 22.04.2026 “Mbi shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme për Këshillin Kombëtar të UPMVSH”, ku vendosi caktimin e datës 28.06.2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Këshillin Kombëtar, në nivel qarku dhe me formë votimi elektronik;
• VENDIMIN Nr. 118, datë 22.04.2026 “Për mandatimin e Kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor pranë UPMVSH”, ku u mandatua Z. Sulejman Kullolli si Kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor.
Pas zbardhjes së vendimeve Nr.117 dhe Nr.118 të Këshillit Kombëtar, me datë 28.04.2026, me Urdhër të Brendshëm Nr. 9, Presidenti i UPMVSH-së, mbështetur në vendime e mesiperme, si dhe në nenin 6 të Rregullores për Organizimin, Monitorimin dhe Certifikimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme të Këshillit Kombëtar, konstituoi Komisionin Qendror Zgjedhor duke plotësuar vakancat sipas rajoneve përkatëse.
Të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor u njoftuan zyrtarisht mbi vendimet e miratuara dhe Komisioni vendosi që në datën 05.05.2026, ora 12:00, në ambientet e UPMVSH-së, të zhvillojë mbledhjen e parë të punimeve të tij.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi Vendimin Nr. 1, datë 05.05.2026, ku vendosi:
DEKLARATA E KANDIDIMIT
• Miratimin e kalendarit të punimeve dhe afateve të procesit zgjedhor;
• Miratimin e formatit të deklaratës së kandidimit ,caktimin e datës 27.05.2026 si afati i fundit për dorëzimin;
• Publikimin e procedurave dhe afateve për të gjithë anëtarët dhe kandidatët e interesuar për kandidim në Këshillin Kombëtar të UPMVSH-së.
Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë inkurajon zhvillimin e një procesi zgjedhor transparent, demokratik dhe përfaqësues, si dhe shpreh gatishmërinë për të mundësuar kandidimin e çdo anëtari që plotëson kriteret sipas legjislacionit në fuqi.
Për çdo pyetje, informacion apo sqarim të mëtejshëm, kontaktoni Aparatin e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.
SHËNIM: Deklarata e kandidimit dorëzohet fizikisht pranë zyrave të UPMVSH-së ose nëpërmjet adresës elektronike zyrtare të Urdhrit, brenda afateve
të përcaktuara.
E-mail: infokeshilliveterinar@gmail.com
Adresa fizike : https://maps.app.goo.gl/ySCJXNGxaziaSgED6
