UPMVSH


Urdhri Profesional I Mjekeve Veterinare Shqiptare

RRETH NESH

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar i Shqipërisë (UPMVSH) është krijuar me ligjin nr. 113/2015 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shpallur me dekret nr.9289,dat 23.10.2015,e miratur nga këshilli kombëtar dhe si ditëlindja e tij.

Urdhri Profesional I Mjekeve Veterinare Shqiptar është Ent Publik, profesional, i pavarur, që përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut. Si autoritet i vetrregullimit profesional i pavarur është i depolitizuar dhe i departizuar, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre sociale, racore, etnike, fetare apo bindjet politike.

Misioni

Misioni i Urdhrit është ruajtja e standardeve të larta në formimin, sjelljen profesionale dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit e mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Për përmbushjen e misionit, Urdhri Veterinar Profesional ushtron një sërë kompetencash që rregullohen nga Statuti i Urdhrit dhe Kodi i Etikës Profesionale, të cilat hartohen dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit.

Urdhri është organizimi në nivel kombëtar i mjekëve veterinarë që përfaqëson interesat e përbashkët të veterinerëve dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të interest publik.

MESAZH NGA PRESIDENTI

Të nderuar kolege dhe kolegë,
Të nderuar partnerë dhe miq të profesionit veterinar,

Ju uroj mirëseardhjen në faqen zyrtare të Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.

Rizgjedhja ime në detyrën e Presidentit të UPMVSH-së përbën një nder të veçantë, por mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe ndaj çdo anëtari, profesionit veterinar dhe shoqërisë shqiptare. I falënderoj sinqerisht kolegët për besimin e dhënë dhe i siguroj se do të vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me përkushtim, integritet, vendosmëri dhe respekt ndaj misionit tonë institucional.

Ky mandat shënon një kapitull të ri, por edhe vazhdimësinë e një pune të përbashkët të ngritur me përpjekje, bashkëpunim dhe besim. UPMVSH-ja duhet të jetë jo vetëm institucioni që rregullon dhe përfaqëson profesionin, por edhe shtëpia e përbashkët e çdo mjeku veterinar: një institucion i hapur, dinjitoz, transparent dhe i aftë të mbrojë interesin profesional dhe publik.

Vizioni ynë mbështetet në forcimin e standardeve profesionale, edukimin e vazhdueshëm, etikën, inovacionin dhe bashkëpunimin institucional e ndërkombëtar. Ne synojmë një profesion veterinar të respektuar, të mirëorganizuar dhe të përgatitur për sfidat e kohës; një profesion që ka zërin dhe vendin që meriton në hartimin e politikave për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore, mirëqenien e kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Në qendër të punës sonë qëndron qasja “Një Shëndet”, e cila njeh lidhjen e pandashme ndërmjet shëndetit të njerëzve, shëndetit të kafshëve dhe mjedisit. Mjeku veterinar nuk kujdeset vetëm për kafshën. Ai mbron familjen, konsumatorin, fermerin, ekonominë rurale, biodiversitetin dhe gjithë shoqërinë. Përmes parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, garantimit të ushqimeve të sigurta dhe mbrojtjes së mirëqenies së kafshëve, profesioni ynë kryen një shërbim thelbësor publik.

Kafshët janë pjesë e pandashme e jetës dhe zhvillimit njerëzor. Ato na ofrojnë shoqëri, siguri, ushqim, punë dhe njohuri shkencore, ndërsa ruajtja e biodiversitetit është kusht për një mjedis të shëndetshëm dhe një të ardhme të qëndrueshme. Për këtë arsye, kujdesi ndaj tyre dhe forcimi i shërbimit veterinar janë përgjegjësi që tejkalojnë kufijtë e profesionit tonë.

I ftoj të gjithë anëtarët e UPMVSH-së të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën e institucionit: të ndajnë përvojën, dijet, propozimet dhe shqetësimet e tyre. Urdhri bëhet më i fortë kur çdo koleg ndihet i dëgjuar, i përfaqësuar dhe i përfshirë. Vetëm përmes bashkëpunimit, solidaritetit profesional dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtojmë standardet që kërkon e ardhmja evropiane e Shqipërisë.

Angazhimi ynë do të jetë i qartë: mbrojtja e dinjitetit të mjekut veterinar, fuqizimi i rolit të tij në shoqëri, rritja e cilësisë së shërbimit dhe garantimi i interesit publik. Do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi me institucionet shtetërore, universitetet, organizatat profesionale, partnerët ndërkombëtarë, fermerët, biznesin dhe shoqërinë civile.

Besoj fuqimisht se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme ku kafshët marrin kujdesin më të mirë të mundshëm, profesionistët veterinarë mbështeten me njohuritë dhe mjetet bashkëkohore, ndërsa shoqëria përfiton nga një sistem veterinar i fortë, i besueshëm dhe funksional.

Me mirënjohje për besimin tuaj, ju ftoj ta vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim, të bashkuar nga dashuria për profesionin, përgjegjësia ndaj shëndetit publik dhe përkushtimi për Shqipërinë.

Me respekt,

Ervin Resuli
President
Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë

STAFI

Ervin Resuli

President

Flora Dajani

Zv.President

Lindita Habili

Financiere

Xhulia Laze

Administrate

KËSHILLI KOMBËTAR

KËSHILLI KOMBËTAR 2026-2029