
🗳️ VOTO MË 28 QERSHOR 2026
⏰ Ora e votimit: 08:00 – 16:00
SI TË VOTONI NË 4 HAPA TË THJESHTË
1️⃣ HAPI 1 – HYR NË PLATFORMË
Hyni në:
https://urdhri.instant.al/
Vendosni Kodin Kombëtar të Anëtarit UPMVSH.
Nëse nuk e dini kodin tuaj, kërkojeni në listën zyrtare të anëtarëve me të drejtë vote:
LISTA PËRFUNDIMTARE E ANËTARËVE TË UPMVSH-së ME TË DREJTË VOTE – UPMVSH
2️⃣ HAPI 2 – VENDOSNI NUMRIN E TELEFONIT
Shkruani numrin tuaj të telefonit të regjistruar në sistem dhe klikoni “Kërko kodin”.
⚠️ Numri i telefonit duhet të jetë i njëjti me atë që keni deklaruar në regjistrat e UPMVSH-së.
3️⃣ HAPI 3 – VERIFIKOHUNI ME SMS
Në telefonin tuaj do të mbërrijë një kod SMS me 4 shifra.
Vendoseni kodin në hapësirën e dedikuar dhe klikoni “Verifiko hyrjen”.
4️⃣ HAPI 4 – ZGJIDHNI KANDIDATIN DHE KONFIRMONI VOTËN
Sistemi do t’ju shfaqë vetëm kandidatët e qarkut tuaj.
✅ Zgjidhni kandidatin që dëshironi të votoni.
✅ Klikoni “Konfirmo votën”.
✅ Konfirmoni përfundimisht zgjedhjen tuaj.
📌 Pas konfirmimit, vota regjistrohet dhe nuk mund të ndryshohet më.
✔️ Mesazhi përfundimtar:
“Vota juaj u regjistrua me sukses.”
🤝 Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e përfaqësimit dhe të ardhmen e profesionit veterinar në Shqipëri.
#UPMVSH #Zgjedhjet2026 #Voto28Qershor #VeterinerëtShqiptarë
Shiko videon si te votosh…

