LISTA PËRFUNDIMTARE E ANËTARËVE TË UPMVSH-së ME TË DREJTË VOTE

LISTA PËRFUNDIMTARE E ANËTARËVE TË UPMVSH-së ME TË DREJTË VOTE

Të nderuar anëtarë,

Komisioni Qendror Zgjedhor i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH), pas përfundimit të afatit për verifikimin dhe korrigjimin e të dhënave, publikon Listën Përfundimtare të Anëtarëve me të Drejtë Vote për zgjedhjet e përgjithshme të Këshillit Kombëtar të UPMVSH-së, të cilat do të zhvillohen më 28.06.2026.

Lista përfundimtare është hartuar pas shqyrtimit të të gjitha kërkesave të paraqitura nga anëtarët brenda afateve të përcaktuara dhe përfshin të gjithë anëtarët që plotësojnë kushtet ligjore dhe statutore për ushtrimin e së drejtës së votës.

Komisioni Qendror Zgjedhor fton të gjithë anëtarët e përfshirë në listën përfundimtare të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke kontribuar në mënyrë aktive në forcimin e institucioneve profesionale dhe përfaqësimin demokratik të UPMVSH-së.

Për çdo informacion shtesë, anëtarët mund të kontaktojnë pranë sekretariatit të UPMVSH-së ose Komisionit Qendror Zgjedhor.

Komisioni Qendror Zgjedhor
UPMVSH
Tiranë, Qershor 2026

1- Diber
2- Durres
3- Elbasan
5- Fier
6- Gjirokaster
7- Korce
8- Kukes
9- Lezhe
10- Shkoder
11-Tirane
12- Vlore