LISTA PARAPRAKE E ANËTARËVE TË UPMVSH-së ME TË DREJTË VOTE

LISTA PARAPRAKE E ANËTARËVE TË UPMVSH-së ME TË DREJTË VOTE

Të nderuar anëtarë,

Në zbatim të vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të UPMVSH-së, publikohet lista paraprake e anëtarëve me të drejtë vote për zgjedhjet e përgjithshme të Këshillit Kombëtar të UPMVSH-së, që do të zhvillohen më datë 28.06.2026.

Anëtarët ftohen të verifikojnë të dhënat e tyre në listë dhe, në rast se konstatojnë mangësi, pasaktësi apo problematika, të paraqesin kërkesën për korrigjim pranë UPMVSH-së.

Afati përfundimtar për plotësimin e mangësive dhe korrigjimin e problematikave është data 13.06.2026.

Pas përfundimit të këtij afati, Komisioni Qendror Zgjedhor do të vijojë me procedurat për miratimin e listës përfundimtare të votuesve.